zoom

Aktualitet

Ryshfete për Inceneratorët/ SPAK i komunikon akuzat Arben Ahmetajt dhe biznesmenëve Zoto e Mërtiri

Shkojnë drejt fundit hetimet për skandalin e inceneratorëve, fashikulli i raporteve të ish-numrit dy të qeverisë, me biznesmenët e koncesionit.

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është marrë i pandehur nga SPAK për akuzat e korrupsionit, pastrimit te parave dhe fshehjes së pasurisë, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

SPAK ka përfunduan hetimet dhe po iu komunikon akuzat të pandehurve, Arben Ahmetaj dhe dy bosëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Lajmi bëhet i ditur nga institucioni i akuzës, teksa vetë të pandehurit nuk janë të pranishëm, pasi gjenden në arrati. Akuzat u komunikohen avokatëve të tyre.

Sipas SPAK, ish zv/kryeministri në arrati ka përfituar rryshfet nga bosët e inceneratorëve, si pasuri te paluajtshme si dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve. /ZOOM.AL/