zoom

Bota

Rusia thyen ligjet , 40 mijë kriminelë të dënuar me burgim të përjetshëm do bëhen pjesë e ushtrisë

Presidenti Putin do të mbushë njësitë e tij ushtarake me kriminelë dhe kjo sipas Dimitri Soibel, BILD është për shkak se i mungojnë ushtarët për frontin e luftës. 40 mijë kriminelë të dënuar me burgim të përjetshëm do luftojnë në Ukrainë. Putin i ka ofruar atyre mundësinë për të mos u ndëshkuar nëse ata luftojnë për gjysme viti.

Presidenti rus Putin hyri në luftë me Ukrainën me bindjen që do e pushtonte atë për tri ditë, por ndërkohë kanë kaluar dhjetë muaj që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.Videot e reja të Yevgeny Prigozhin, themeluesit të grupit famëkeq mercenar ‘Ëagner’ shfaqen pothuajse çdo ditë në internet, teksa ai kërkon rekrutë të rinj në kampet e të burgosurve.

Madje thuhet se ai po mendon të rekrutojë edhe gra nga burgjet.Premtimi i mosndëshkimit i motivon shumicën e kriminelëve ‘të rrezikojnë jetën e tyre’, thotë aktivistja për të drejtat e njeriut, Olga Romanova.

Ajo është themeluese e organizatës ‘Rusia pas hekurave’, e cila prej vitesh merret me burgjet.Përdorimi i kriminelëve për luftë shkel madje edhe ligjet ruse: nga njëra anë, puna mercenare është e ndaluar në Rusi. Nga ana tjetër, të dënuarit nuk mund të lirohen nga burgu pa një vendim gjykate apo pa amnisti. Por kjo nuk ka rëndësi për Putin.