zoom

Bota

Rusia shton sulmet me dronë e raketa ndaj Ukrainës, disa të vrarë dhe të plagosur

Rusia ka kryer sulme të reja me dronë në rajonet e Ukrainës mëngjesin e së premtes, duke i vrarë së paku tre njerëz dhe duke i plagosur tetë të tjera, njoftuan zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi 23 nga 31 dronët me të cilët Rusia i sulmoi rajonet Odesa, Mikolai, Poltava, Dnipropetrovsk dhe Harkiv, tha ushtria ukrainase.

Në Odesa, tre njerëz u vranë nga copëzat e një droni rus që kishin rënë mbi një ndërtesë në zonën bregdetare, tha ushtria.

Në Dnipro, një dron e goditi një ndërtesë të lartë, dhe si pasojë u lënduan tetë njerëz, tha guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, në Telegram.

Më 21 shkurt, tre civilë u vranë nga granatimet ruse në lindje të Ukrainës. /ZOOM.AL/