Aplikacion
Nisur nga situata e krijuar, BBC raporton duke iu referuar burimeve ushtarake se rusët kanë filluar të nxjerrin prej tuneleve mjetet rezervë për të përmbushur nevojat në fushëbetejë, pas humbjeve të mëdha.
Thuhet se gjatë ditëve të fundit nga rezerva ushtarake ruse janë futur në luftim 17 tanke dhe 60 blinda.
Burimet shprehen se Rusia ka vazhduar të bombardojë qytetin verilindor të Kharkiv dhe vendbanimet aty pranë.
Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se kishin zmbrapsur 12 sulme ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk, duke shkatërruar gjashtë tanke, pesë sisteme artilerie, 22 automjete të blinduara luftarake dhe tetë automjete.