zoom

Të gjitha

Rusia përjashtohet nga Eurovision 2022

Teksa të gjithë po prisnin për shkak të situatës së krijuar se Ukraina mund të mos merrte pjesë në Eurovision, situata është përmbysur dhe Rusia është përjashtuar nga festivali për 2022.

Lajmi është bërë i ditur nga Unioni Europian i Transmetimeve (EBU), ku deklaron se Rusisë i është ndaluar hyrja në Eurovision.

“Bordi Ekzekutiv i EBU, e mori vendimin pas një rekomandimi më herët sot nga organi drejtues i Eurovision Song Contest, ‘,” tha organizata në një deklaratë. /S.N/