zoom

Bota

Rusia mbron serbët: Mjaft i fajësuat, janë paqësorë dhe të paarmatosur

Rusia i doli në mbrojtje Serbisë këtë të martë për situatën e tensionuar të krijuar në veri të Kosovës.

Në një reagim zyrtar, Ministria e Jashtme ruse kërkoi nga faktori ndërkombëtarë të ndalë thirrjet dhe sulmet ndaj palës serbe sepse, sipas saj, ajo nuk po nxit dhunë.

 

 “Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht ta ndalë propagandën e tij të rreme dhe, për incidentet në Kosovë, të ndalojë së fajësuari serbët, të cilët janë paqësorë, të paarmatosur dhe bëjnë përpjekje t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre legjitime”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

 

Reagimi erdhi pas një takimi që presidenti serb Aleksandër Vuçiç pati gjatë paradites së sotme me përfaqësues të Rusisë, Kinës dhe ambasadorët e QUINT-it.

Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka sanksionuar Rusinë për agresionin ushtarak në Ukrainë.