Aplikacion
Bëhet fjalë për qytetin Zhytomyr, i cili është sulmuar gjatë natës nga rusët dhe raportohet për të paktën dy të vrarë. Ai shtrihet 120 km në perëndim të Kievit.
Sulmi i trupave ruse synonte një bazë ajrore në qytet, por që raketat kanë goditur edhe shtëpitë e banimit aty pranë.
Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar për të paktën dy të vdekur dhe 16 të plagosur. Një zyrtar qeveritar, Anton Gerashchenko tha më herët se numri i viktimave ishte edhe më i lartë.
“Deri më tani, katër persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë”, deklaroi ai.