zoom

Aktualitet

Rulota me targa të huaja del nga rruga në Mallakastër, çifti skocez nuk pranon ndihmën

Një rulotë me targa të huaja doli nga rruga në afërsi të fshatit Pocem në Mallakastër, ndersa nje burrë dhe nje grua qe udhetonin me te përfunduan në spitalin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Levan- Tepelenë, kur një rulot me targa të huaja E913JOW ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur dy shtetas, Dominic Macfarlane dhe Gabriela Tominac, çift skocez.

Fillimisht burrë e grua, kanë pritur që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes uniformat blu duke refuzuar ndihmën mjekësore në spitalin e Fierit, por më pas janë shoqëruar me autoambulancë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga ka qenë lagështia në rrugë era e fortë në këtë pjesë të rrugës. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën bluzat e bardha të cilat i dhanë ndihmën e parë të lënduarve, ndërsa më pas burrë e grua janë shoqëruar në spital, ku paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ana e policisë po kryhen veprimet për të zbuluar edhe shkakun e daljes nga rruga të rulotës.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 20:00, në Poçem, Mallakastër, shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në Skoci, duke drejtuar automjetin tip rulot, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi D. M dhe pasagjerja, shtetasja G. T., 26 vjeçe, banuese në Skoci, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.