zoom

Aktualitet

RTSH i heq sinjalin News 24 gjatë transmetimit të intervistës së Gabriel Escobar-it?

Teksa po transmetohej në News24, krejt papritur, intervista e Zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar u ndërpre në mes.

Shkak u bë ikja e sinjalit për disa minuta.

Me rikthimin në studio, gazetarja Ola Bruko, që po moderonte debatin mes gazetarit Sokol Balla, i cili kishte realizuar intervistën dhe analistit Artur Zheji, akuzoi RTSH-në për fikjen e sinjalit.

“Do ta ndjekim sërish intervistën”, tha ajo, lpasi Radio Televizioni Shqiptar i ka fikur sinjalin News 24”, një akuzë kjo që duhet thënë është tepër e fortë.

Nuk dihet nëse fikja ka qenë e qëllimtë, apo në ato çaste ka pasur një defekt.