zoom

Aktualitet

Rrumbullaku thirrje vartësve: Kush ka përdorur SKY, të largohet! Deri tani asnjë dorëheqje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një dalje për mediat bëri një bilanc të punës në terren të forcave të rendit, kryesisht aksioni kundër lojërave të fatit.

Ai tha se tashmë policia është një partner i besueshëm. Teksa theksoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast kur një punonjës i policisë të japë dorëheqje, për shkak të rregullores së vendosur, që të gjithë punonjësit me uniforma të largohen nëse kanë folur me SKY apo EncroChat.

“Procesi i vetëpastrimit të policisë mbetet një nga aspektet kryesore. Sa i takon dorëheqjeve të punonjësve të policisë për shkak të përdorimit të SKY, s’ka të tilla”, tha ai, duke ftuar Prokurorinë dhe AMP-në të thellojnë bashkëpunimin në këtë proces. /A.Q./