zoom

jo-home

“Rrugëtim drejt profesionit-Gazetari”/ Çfarë u diskua nga emrat e njohur të fushës në seminarin e kësaj jave?

Në serinë e seminareve të përjavshme “Rrugëtim drejt Profesionit”,  sot ishte i ftuar producenti dhe gazetari Blendi Salaj,  pedagogia e njekohwsisht themeluesja e Gogo.al, Valmora Gogo, si edhe ish- studentja e Kolegjit Universitar Beder, Marsilda Qerreti, sot gazetare në Vizion Plus në emisionin 7 pa 5-së.  Seminar ky që u moderua nga themeluesi dhe drejtor i Revistës “Who” Eraldo Rexho.

Në këtë seminar sikurse në takimet e tjera të të martave, pjesmarrja ishte goxha e lartë, mbi 200  të rinj ndoqën live takimin nga Zoom-i dhe nga Live në Facebook dhe Instagram.

Gjatë seminarit të ftuarit folën për eksperiencat e tyre në rrugën e gazetarisë, dhe karrierës së tyre në këtë fushë sa të bukur po aq edhe të vështirë.

Gazetari i njohur Blendi Salaj u shpreh se këmbëngulja, pasioni dhe dëshira për të bërë këtë punë e bëjnë një person të quhet gazetarë i mirë, dhe nëse nuk ka mbaruar një universitet për gazetari sikurse u tregoi dhe për rastin e tij konkret që është diplomuar në Shkenca Komunikimi dhe jo gazetari.

Po të njëjtën gjë deklaroi dhe pedagogia Gogo, e cila tha se një gazetar të mirë të bën të shkruarit thjeshtë, të shkruarit në formën më të lehtë tw mundshme ku mund ta kuptojë edhe një fëmijë se çfarë ka ndodhur.  E ndër të tjera drejtuesja e Gogo.al u shpreh se ekziston padyshim nje numër i lartë mediash në vendin tonë që i ka marrë rrjedha e klikimeve dhe nuk po çojnë përpara më qëllimin kryesor të gazetarisë.

Duke treguar nga eksperiencat e saj në këtë rrugëtim 5-vjeçar si gazetare në Vizion Plus ish- studentja e Kolegjit Universitar Beder, Marsilda Qerreti tha se shkallët e karrierës i ka ngjitur duke pasur pasionin për këtë profesion. Ajo u shpreh se ka nisur te punojë para se të përfundonte universitetin e një praktikë e gjatë në median ku ajo sot punon e bëri që të ishte e gatshme në përballjen me vështirësitë e punës, ndonëse ky profesion të përball çdo ditë me befasi e raste krejtesisht në reja. “Shfrytëzoni çdo mundësi që ju jepet edhe gjatë studimeve sado të jetë një praktikë e vogël, kështu bëhet më e lehtë gjithçka.”-ishte ky mesazhi i Marsildës për të rinjtë që duan të bëhen gazetarë.

Vlen të theksohet se Gogo gjatë diskutimit me studentët që ishin pjesmarrësh në seminar dhe drejtuan pyetje, tha se nuk janë të gjitha mediat dhe portalet të varura nga klikimet, duke mbrojtur fort parimet e gazetarisë. E në këtë menyrë drejtuesja e Gogo.al gjeti rastin për të mirpritur të gjithë ata të rinj që në shumë redaksi të tjera po përballen presionin e klikimeve.

Dritarja e mundësive këtë javë vendosi të zhvillojë këtë temë kaq interesantë e të rëndësishme për të rinjtë shqiptarë që studiojnë gazetari apo e duan dhe kanë pasion këtë profesion, por padyshim çdo të martë tjetër do ketë tema të tjera që do zhvillohen.