zoom

Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës, aktivisti: Të shtunën revoltë e madhe

Aktivisti Mirgen Qirazhi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin masivisht në protestë ditën e shtunë. Gjatë protestës së sotme, Qirazhi tha se protesta e sotme do të vazhdojë çdo ditë, duke theksuar se të shtunën do të bëhet një protestë masive.

‘Ky manifestim do të vazhdojë çdo ditë. Sot kushdo nga qytetarët mund të qëndroja. Ne do jemi çdo ditë në orën 5 këtu. Ata që duan të qëndrojnë absolutisht të rrinë këtu. Të shtunën ftoj të gjithë qytetarët të vijnë në protestë’, tha Qiraxhi.