Aplikacion
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Konkurrencës nuk është vendosur masa e ndëshkimit me gjobë për kompanitë shkelëse. Ndërkohë që pritej gjobitja e pesë kompanive të kapura me shkelje, Komisioni i Konkurrencës e ka patur të pamundur që të ndërmarrë një hap të tillë.
Njoftimi i plotë:
Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 29.09.2021, lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.
Anëtarët që votuan pro vendosjes së gjobës janë:
Znj. Juliana Latifi
Z. Eduard Ypi
Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë:
Znj. Leida Matja
Znj. Adriana Berberi
Z. Denar Biba