zoom

Të gjitha

Rritet vala e protestave në Izrael, kërkohet largimi i Netanyahut. Kryeministri përfundon në spital

Protestat që bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, kanë hyrë në ditën e dytë sot, pasi mijëra njerëz dolën në rrugët e Jerusalemit të dielën.

Nga ana tjetër, po sot u njoftua se kreu i qeverisë u prek nga shqetësime shëndetësore dhe u shtrua në spital.

Dhjetëra njerëz marshuan jashtë Parlamentit të Izraelit, i njohur si Knesset, duke tundur parulla që i bënin thirrje Netanyahut të largohej dhe duke brohoritur. “Ti je lider, ti je fajtor!” dëgjoheshin njerëzit duke bërtitur.

Protestuesit fajësojnë kryeministrin për dështimin për të siguruar lirimin e pengjeve në Gaza, ndërsa të tjerët thërrisnin “Bibi, ti dështove. Shko në shtëpi”. Netanyahu njihet në të gjithë Izraelin me pseudonimin “Bibi”.

Disa protestues u ngritën në protesta ndërsa organizatorët planifikonin të mbanin marshime përpara Knessetit dhe Gjykatës së Lartë deri të mërkurën, kur parlamenti izraelit do të fillojë pushimet e pranverës.

Duke u paraqitur në një konferencë shtypi të dielën përpara një operacioni, Netanyahu refuzoi sërish thirrjet për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se vetëm Hamasi do të përfitojë prej tyre. /ZOOM.AL/