zoom

Bota

FOTO/ Rritet bilanci, shkon në 250 numri i viktimave pas tërmetit në Afganistan

Rritet numri i viktimave pas tërmetit të fuqishëm që goditi Afganistanin.

BBC raporton se numri i të vdekurve ka shkuar në 250 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.

 

Tërmeti, i cili goditi gjatë orëve të para ndërsa shumë njerëz flinin, ishte një tërmet me magnitudë 6.1 në një thellësi prej rreth 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA./zoom.al/