Aplikacion
Protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të Bashkisë dhe bomba molotov. Më pas ata kanë hequr një pjesë të gardhit metalik që rrethonte godinën.
Ndërkohë efektivët e policisë me skafandra në kokë janë vendosur “gardh” para Bashkisë Tiranë, për të mbrojtur institucionin.
Anëtarët e këshillit bashkiak të opozitës kanë kërkuar që të futen brenda ambienteve të bashkisë, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë të cilët kanë rrethuar godinën.
“Mos u intimidoni policia duhet të mbrojë qytetarët. Askush nuk ka punë me policinë e shtetit. Lejoni anëtarët e këshillit bashkiak të hyjnë brenda dhe të bëjnë punën e tyre”, tha një nga protestuesit. /ZOOM.AL/