zoom

Lajme

Rriten tensionet në Parlament, shkak skandali te Onkologjiku. Noka i afrohet ministres Koçiu dhe…

Rikthehen tensionet në sallën e Kuvendit dhe këtë herë për Onkologjikun.

Teksa në foltore fliste ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, në interpelancën e kërkuar nga opozita për skandalin në spitalin Onkologjik, deputeti i PD-së, Flamur Noka, është ngritur nga vendi.

Ky i fundit ka replikuar me Koçiun, ndërsa Noka ka lëshuar akuza në drejtim të saj, duke i kërkuar edhe dorëheqjen.

Ministrja Koçiu gjatë seancës në Parlament ka folur rreth situatës së shëndetësisë në vend, teksa shprehet se ngjarja tek onkologjiku ishte e rëndë dhe nuk duhej të kishte ndodhur, por ne nuk mund të përgjithësojmë të gjithë bluzat e bardha, të gjithë armatën sepse kjo do të ishte vetëvrasje sociale.

Teksa shprehet se do të ketë disa ndryshime në ligj, ministrja Koçiu thotë gjithashtu se cilido që do të shkelë ligjin dhe betimin do të përballet me drejtësinë, por kushtet në sektorin e shëndetësisë kanë ndryshuar për mirë dhe ne do vijojmë të përpiqemi, tha ajo.

“Ndërkohë, përballë dorëheqjes dhe vazhdimit përpara, unë zgjodha të dytën”, tha ministrja Koçiu, “për të treguar se ne do të plotësojmë të gjitha nevojat e qytetarëve me hapësirat e duhura”.

Kurse deputetja Jorida Tabaku iu drejtua sot ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, duke i thënë se është e pranueshme që të bëhet politikë me jetët e njerëzve në lidhje me atë që ndodhi tek Onkologjiku.

“Unë asnjëherë nuk jam ndjerë përballë fyerjeve që ministrja bëri. Unë të ndjej turp e të skuqem për dikë që ka humbur jetën për një faj të zonjës ministre? Ne të kemi përgjegjësi për një problem që ka pasur ajo në vendimmarrjen e saj? Ne jemi llumi? Të njejtën problem e kam pasur me Beqajn e Ahmetajn. Ata janë llumi. Jo ne që ngremë gishtin e tregojmë përgjegjësinë. Të bësh politikë me jetë njerëzish kur ke përgjegjësinë tënde politike…

Të sulmosh kolegët për diçka që ka shkuar keq në mandatin tuaj, kjo është e papranueshme. Të mbajmë ne përgjegjësi për atë që ka ndodhur tek Onkologjiku nën drejtimin tuaj?

Keni 10 vetë para drejtësisë. Më tha Ahmetaj kujdes se bota rrotullohet. Ndaj ai është sot atje unë këtu. Por asnjë nga ne nuk ka frikë të zgjohet në mëngjes se mund të vihet nën pranga”. /ZOOM.AL/