zoom

Aktualitet

Rrëzohet ideja e Ramës, Brukseli: Të hapen negociatat për Shkupin dhe Tiranën

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar raportin që u bën thirrje vendeve të BE-së që të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Draft rezoluta është miratuar me shumicë votash. Por, kërkesa e një eurodeputeti bullgar për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në procesin e integrimit është rrëzuar.

Një kërkesë të tilla, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do ta bëjë në qershor nëse nuk hapen negociatat.

Vetoja bullgare për Shkupin, po pengon hapjen e negociatave edhe për Tiranën, pasi dy vendet janë planifikuar që të ecin paralelisht në këtë proces./Zoom.al