zoom

In Zoom

Rrezikshmëria e aplikacionit “Aktiv1sti”. Serveri përgjon përdoruesit si një “Big Brother”

Qeveria dhe Partia Socialiste janë vënë sërish nën akuzë se po detyrojnë administratën publike të përfshihet në aktivitete politike të mazhoranës.

Pas “pastronazhistëve” socialistët kanë krijuar një aplikacion për të kontrolluar “like-t” dhe “share-t” e aktiviteteve të ministrave apo zyrtarëve të qeverisë dhe Partisë Socialiste, të quajtur “Aktiv1sti”.

Opozita thotë se nëpërmjet këtij aplikacioni qeveria po shantazhon punonjësit e administratës, ndërsa Partia Socialiste ka shpjeguar se ai është vetëm një lehtësi për anëtarët e saj dhe jo për administratën.

Gazetarja Aranita Brahaj ka ngritur një tjetër shqetësim. Ajo shkruan se aplikacioni përgjon përdoruesit e tij dhe u merr të dhënat personale.

Sipas saj, ky aplikacion është një lloj “Big Brother-i” që vëzhgon të gjithë përdoruesit.

“Rrezikshmëria e një Aplikacioni, Serveri që Përgjon ?!! – Activ1st
Përdoruesit e APP jo vetëm i kanë detyruar të bëjnë pëlqime, por janë potencialisht të përgjueshem nga serveri.
Nëse sheh njoftimet nga Google, Activ1st duket si një BIG Brother që i vëzhgon. I Programuar nga profesionist, serveri ku qëndron ky APP ka potencial dhe rrisk të lartë për privatësinë e përdoruesve”, shkruan gazetarja.

Sipas saj, të dhënat se si përgjon “Aktiv1sti” merren lehtësisht në Google.

“Cfarë thotë Google për Aplikacionin Activ1st dhe ata telefona që e kanë shkarkuar Version 1.1.3
Ky version mund të kërkojë akses tek:
Kamera
– të merr fotot dhe videot
Location
– aksesor vendndodhje të saktë
Mikrofon
– regjistron audiot
Të tjera si:
– Njoftime me lejim ID
– shërbimet ne plan të parë
– ecuria e startua
– lexon njoftime
– shef lidhje network
– parandalon telefonin të qëndrojë në gjendje sleeping
– tregon njoftime
– marrjen e të dhënave nga internet
– akses të plotë në network
– instalim play per apet”.

Qeveria Rama u vu nën akuzë edhe për patronazhistët, por SPAK, në vend që të hetonte se si të dhënat personale të shqiptarëve iu vunë në dispozicion një partie politike, hetoi median qe i publikoi ato. /Zoom.al