Aplikacion
Automjeti tip ‘Peugeot’, me drejtues shtetasin R. K., ka qenë me shpejtësi dhe për pasojë ka humbur kontrollin tek kthesa për në fshatin Hormove.
Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore. Të dëmtuar kanë mbetur dy pasagjerët J. T., 56 vjeç, banues në Greqi dhe S. C., rreth 50 vjeç, banues në Tepelenë, si edhe shoferi R. K., rreth 35 vjeç, banues në Skrapar.
Grupi hetimor konstaton paraprakisht se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë.