zoom

Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë- Shkodër/ Makina del nga rruga, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku raportohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.

Një makinë në rrethana ende të pa qarta ka dalë nga rruga dhe 2 personat që gjendeshin aty janë plagosur.

Ata janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.