zoom

Të gjitha

Rrezikohet familja e shqiptarit/ Arrestohet 39 vjeçari në fermën e kanabisit në Angli

Policia britanike ka arrestuar një 39 vjeçar nga Shqipëria pasi u kap në një fermë kanabisi në Angli, por tani ai kërcënohet me gjithë familjen nga personi i cili e punësoi të ruante drogën. Gjatë kontrollit së fermës së kanabisit, policia gjeti rreth 200 bimë me një vlerë prej 48,000 paundësh.

Shtëpia e barit mbikqyresh nga shqiptari Agostin Deda i cili jetonte ilegalisht në Britani dhe kishte marrë borxhe. Ai kishte emigruar drejt Britanisë së Madhe ashtu si shumë të tjerë duke u fshehur në anën e pasme të një kamioni, para se të merrej për të punuar si kopshtar në fermën e kanabisit në Hull të Anglisë.

Deda është kërcënuar me familjen e tij në rast se do të ikte nga ambientet e fermës, teksa dy persona “të rrezikshëm” i erdhën teksa ai ishte në gjumë, shkruan Hulldailymail.

Kjo është dëshmia që ka dhënë Deda për gjykatën angleze. 39 vjeçari paraprakisht mohoi se merrej vetë me kanabisin, por më pas pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e kanabisit. Për të hyrë me kamion në Mbretërinë  e Bashkuar, ai kishte paguar 22,000 paund.