zoom

Aktualitet

“Rreth vicioz” me dëshmitë e 3 fëmijëve. Djali: Babanë e vrau motra! Hygerta: Më kërcënonte

“Rreth vicioz” me dëshmitë e 3 fëmijëve. Djali: Babanë e vrau motra! Hygerta: Më kërcënonte

Ngjarja e rëndë e Durrësit duket se do i bëjë me dhimbje koke hetuesit, pasi tre familjarët, fëmijët e viktimës Pëllumb Meta, kanë nisur të japin dëshmi kontradiktore për autorësinë.

Djali i madh tha se e bëri ai, i vogli thotë se e bëri motra, Hygerta dhe tashmë rrethi vicioz vijon në Gjykatë, ku po jepet masa “arrest me burg”.

Nga seanca e zhvilluar duket se po merr tjetër rrjedhë krimi në familje në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë kryefamiljari Pëllumb Meta.

Djali i madh Hysen Meta, sot ka mohuar vrasjen e të atit dhe shprehet se motra e tij e vogël e ka kryer këtë krim, ndryshe nga çfarë dëshmoi fillimisht.

Kjo duket si strategji juridike e avokatëve, për të çorientuar edhe hetimet e Prokurorisë.

“Nuk ka shkak fare se nuk e kam bërë. Të flasë ai që e ka bërë. Kam parë që motra e vogël ka qëlluar babain Motra ka pas konflikte. Një nga arsyet se donte ta fejonte me zor dhe kishin debatuar shumë herë”.

Vajza e viktimës, 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila ishte e dyshuara e parë për krimin, ka dëshmuar sot në gjykatë se ka i ka thënë ‘jo’ të atit për të lidhur fejesë me një djalë nga fshati.

Vëllai ka ardhur nga Italia! Babai më tha për fejesë e i thashë jo. Nga refuzimi që i kam bërë për fejesë babai kisha hallin se më vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejese dhe më kërcënoi mua dhe mamanë ‘do ju vras’. Mamanë e kish kërcënuar edhe për një portokall që kish këputur”, dëshmoi vajza. /ZOOM.AL/