Aplikacion
Artisti tregoi se ka shkuar dikur me kamion në Angli. Sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ai rrëfeu para fëmijëve se si në moshën 12 vjeçare mori një vendim të tillë.
“Para se të bëhesha muzikant, luaja futboll dhe ekipi im i futbollit në Korçë zhvilloi një kampionat në Holandë. Nga Holanda në Belgjikë… Kur ishim atje ia mbathëm vrapit dhe ikëm…”, tha ai.
Kur u pyet se sa vjeç kishte qenë, Young Zerka tha: “Kam qenë më i vogli se kam pasur dhe vëllain te i njëjti ekip, te “Young Boys”, diku te 12 vjeç. Kam qëndruar një vit në Belgjikë, pastaj si gjithë shqiptarët ika në Angli me kamion. I fshehur pa bërë asnjë lloj zhurme, se kisha hall se më dëgjonte xhaxhi polici”.
Ai shtoi po ashtu se në Angli për të janë kujdesur një çift me prejardhje nga Xhamajka.
Më merrte shumë malli për mamin dhe babin. Në momentin që shkova atje, gjeta dy prindër të tjerë që ishin me prejardhje nga Xhamajka. Më rritën mua. /ZOOM.AL/