zoom

Të gjitha

Ronela Hajati tregon sakrificat e klipit për Eurovision

Artistja Ronela hajati do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion me këngën “Sekreti”. E ftuar në Why Not ajo tregoi dhe për përgatitjet bëri për xhirimet e klipit.

Ronela tregoi se videoklipi është xhiruar në kushte të vështira dhe se ka qëndruar 3 ditë rradhazi pa gjumë.

“Xhirimet janë bërë në Bylis dhe në Kalanë e Gjirokastrës. Ishte një i ftohtë i tmerrshëm që në Kala ishte akoma më ftohtë se jashtë.

Dritaret ishin të hapura dhe unë kam qëndruar me një tharëse flokësh gjatë gjithë kohës. Kishim xhirime dhe jashtë, kisha një fustan të hollë dhe po binte dhe shi. Jemi çuar që në orën 03:00 të mëngjesit. Kemi kaluar 3 ditë pa vënë gjumë në sy dhe kur mbaruam kam fjetur 18 orë. Nuk e dija cfarë dite ishte kur jam zgjuar. Por dua të them se ishte një organizim i mrekullueshëm.”