Aplikacion
Shumë kritika dhe polemika prodhoi kjo zgjedhje në Brazil, madje edhe nga presidenti Da Silva, i cili tha se duhej një trajner brazilian.
Por Ronaldo fenomeni ka një ide tërësisht të kundërt. Ai shprehet se trajnerët e huaj janë shumë herë më të përgatitur dhe ka sjellë shembullin e Vinicius Junior.
“Vinicius nuk kishte mësuar bazat e futbollit. Kur erdhi te Real Madrid, nuk dinte ta kontrollonte topin me këmbën e majtë. Fatmirësisht po zhvillohet mirë sot, ka përparuar shumë në Spanjë dhe është një nga sulmuesit më të mirë të ditëve të sotme. Megjithatë, kur erdhi në Evropë, ishte krejtësisht i papërgatitur, pa stërvitjen e duhur. Për shumë vite, talentet tanë i lanë si diamante të paprerë”, tha ish-sulmuesi i Realit.
Gjithashtu Ronaldo, zbuloi edhe disa detaje nga metodologjia e punës në Madrid.
“Për shkak të stërvitjes në kushtet më të mira, metodologjisë profesionale dhe trajnerëve të shkëlqyer në Madrid, Vinicius u kthye nga uji në verë në dy vjet. Megjithatë, në Brazil, ku ai luajti për Flamengon, nuk u stërvit siç duhet. Pres një përparim të madh të futbollit vendas në pesë deri në gjashtë vitet e ardhshme. Stërvitja dhe metodologjia kanë ndryshuar, dhe Federata e Brazilit ka investuar shumë në trajnimin e trajnerëve. Në Serinë A braziliane aktualisht kemi vetëm dhjetë trajnerë të huaj. Ata janë më të përgatitur dhe të stërvitur se brazilianët. Unë e di që për këtë do të kritikohem, do të thuhet që nuk jam patriot, por jam më shumë për trajnerë të huaj”, u shpreh Ronaldo. /zoom.al/