zoom

Slider

Ronaldo shënon nga 11-m dhe vendos rekord, Portugalia vuan, por mund Ganën | VIDEO

Portugalia e nisi Kupën e Botës 2022 në Katar duke mposhtur 3-2 Ganën në ditën e parë të Grupit H dhe duke marrë epërsinë.

Sfidë që u zhbllokua në pjesën e dytë pas një pjese të parë me ritëm të ngadaltë, e hapur nga penalltia (e dyshimtë) e fituar dhe e realizuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 65-të.

Sulmuesi portugezi bëhet i pari lojtar që shënon gol në 5 Botëror duke shkruar historinë.

Nuk është as koha për të festuar golin rekord për CR7 që Gana barazoi me Andre Ayew në minutën e 73-të pas një aksioni personal të Kudus.

Dy gabimet në mesin e fushës, megjithatë, i hapën dyert e suksesit Portugalisë, e cila në dy minuta, mes 78′ dhe 80′, shënoi fillimisht me Joao Felix dhe më pas me golin e parë në kombëtare të lojtarit të Milanit, Leao.

Në finale Bukari shkurton distancën, por jo aq sa për t’i rrëmbyer një pikë Ganës. /zoom.al/