Aplikacion
Në një dalje për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se qeveria “Berisha” kishte humbur vetëm një çështje në Arbitrazh, ndërsa qeveria Rama numëron 13 të tilla në pothuajse të njënjtin diapazon kohe institucionale drejtimi.
Mes çështjeve të humbura bie në sy ajo me investitorin italian Francesco Becchetti, me të cilin kostoja është mbi 100 mln euro në buxhet. Po kështu gjyqi për rrugën Tiranë-Elbasan, parkun fotovoltaik, marrëveshjet e hidrokarbureve, çështja e kontenierëve në Portin e Durrësit, ajo me “Albpetrol”, ato të prodhimit të energjisë, e të tjera, kryesisht me kompani e investitorë të huaj.
Më poshtë deklarata e plotë, tabelat, shifrat dhe 13 gjyqet e humbura.
Deklarata e Vangjelit:
“Kur gazetari i ‘Rai 3’, e pyeti lidhur me pagesën e gjyqit të humbur në Arbitrazh ndaj Bechettit, Edi Rama u përgjigj se nuk e njihte…
Dokumentet e publikuara nga qeveria Rama, të cilën vetë ai e drejton, tregojnë të kundërtën. Se Rama dhe qeveria e tij ‘njohin’ jo vetëm Bekettin, por edhe 12 ‘bekettë’ të tjerë. Në raportin e Ministrisë së Financave të mes-vitit për zbatimin e buxhetit 2023 jepen edhe detyrimet në Arbitrazh të qeverisë së Shqipërisë, para që dalin nga taksat e qytetarëve.
-E para është Çështja ‘e panjohur’ për KM- ‘Bechetti’ me vlerë 108 milion euro shoqëruar me kostot ligjore për vendimin e arbitrazhit për këtë çështje në vlerën 5.1 milion euro.
-Çështja për Ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan: (Copri & Aktor kundër Arrsh ) me vlerë 42.9 milion euro, plus 691.4 mijë euro kosto ligjore dhe shpenzime gjyqësore.
-Çështja për Përmirësimin e Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe. Çështja është në proces për kontratën e lidhur në 2014 me kontraktorin ‘Dondi, Itali & Kubota’- Japoni me vlerën rreth 81 milion Euro. Shteti shqiptar vetëm për kosto administrative, përfaqësimi dhe kosto ligjore ka paguar 2 milion euro.
-Çështja për Projektin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe menanxhimit të mbetjeve-paditës Hydro Srl. Sipas vendimit të gjykatës Hydro do t`i paguajë Shqipërisë 60 mijë euro dhe kostot e gjyqit, ndërsa buxheti i shtetit paguan 491 mijë euro kostot e përfaqësimit dhe mbrojtjes së RSh.
-Çështja për fituesin e tenderit ndërkombëtar Arka Energy B.V për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik në Akërni (Vlorë) në vitin 2018.
Nuk u arrit të nënshkruhej një kontratë mes palëve për fillimin e realizimit të projektit. Prandaj kompania paditi RSH në Arbitrazh. Cështja u ndërprerë ne Korrik 2022, për shkak të mospagesës së paradhënieve të kërkuara në Rregulloren Administrative Financiare të Arbitrazhit dhe shteti shqiptar njeh dhe po paguan kostot administrative për këtë cështje në vlerën 2 milion euro.
Vrasja e Martinit, babai i 14-vjeçarit të plagosur: Spitali s’na as psikolog dhe as fizioterapist