zoom

Stil

Rikthehet “X Factor” Albania, ja dy këngëtaret që pritet të jenë pjesë e jurisë

Po përflitet lart e poshtë se me rikthimin e emisionit të famshëm të këndimit, “X Factor”, do të rikthehen në ekranin shqiptar dy goca të njohura: Arilena Ara dhe Bleona Qereti.

Thuhet se ato do të jenë pjesë e jurisë këtë vit, ndërkohë që përmendim këtu se vetë Arilena u bë e famshme nga ky spektakël, duke fituar çmimin e parë.

Madje, ajo ka ripostuar në story promon e emisionit, duke ngritur edhe më tepër dyshimet se do të jetë pjesë e saj.

Nga ana tjetër, s’kemi ende asnjë reagim zyrtar nga Bleona Qereti, ndaj mbetet të presim për të mësuar më tepër.