zoom

Bota

Rikthehet Trump, reklamë kundër presidentit Biden për Afganistanin

Ish-presidenti, Donald Trump po transmeton në televizionet amerikane një reklamë të titulluar “Dështimi”, që godet presidentin Joe Biden.

Ky veprim i Trump po komentohet si shenjë e fillimit të fushatës presidenciale 2024.

Video-mesazhi përdor një montazh të videoklipeve dhe fotografive të ndryshme që kritikojnë presidentin Joe Biden mbi tërheqjen e ‘rrufeshme’ të trupave ushtarake nga Afganistani.

Reklama kritikon evakuimin e organizuar me nxitim në aeroportin e Kabulit.

Videoja vë në dukje se situata e krijuar në Afganistan ngjan si ‘Disneyland për terroristët’ dhe theksohet se ‘Biden nuk ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij’.

Shtatë muaj e gjysmë pas përfundimit të mandatit si president, Donald Trump thotë se do të garojë përsëri për postin në vitin 2024.

Ai ngacmon shpesh Shtëpinë e Bardhë me komente të tilla dhe reklama e tij e fundit mund të shihet si e para e fushatës së ardhshme presidenciale. / Përgatiti: Alesia Doçi