zoom

Kinema & Netflix

Rikthehet pas 25 vitesh saga “Matrix”, por me një regjisor të ri

Pothuajse 25 vjet pas debutimit të filmit të parë, Matrix gjen një regjisor të ri. “Warner Bros” ka zgjedhur Drew Goddard, regjisorin e nominuar për Oscar për skenarin e “The Martian”.

Lana Wachowski, bashkëskenaristja dhe bashkëdrejtoresha e serialit origjinal me motrën e saj Lilly, do të jenë producente ekzekutive. Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse anëtarët e kastit historik Keanu Reeves (Neo), Carrie Anne-Moss, Laurence Fishburne (Morpheus), Hugo Weaving dhe Jada Pinkett Smith do të kthehen në episodin e pestë.

“Nuk është e tepruar të thuhet se ‘Matrix’ ndryshoi kinemanë dhe jetën time. Arti i Lanës dhe Lilly-t më frymëzon çdo ditë dhe jam mirënjohës pa fjalë që mund të tregoj histori në botën e tyre”, theksoi regjisori.

”Matrix” i parë, i shkruar nga motrat Wachowski u publikua në SHBA më 31 mars 1999. I refuzuar nga Kana, ai u bë menjëherë një kult dhe sukses global (mbi 463 milionë dollarë të fituara në mbarë botën dhe fituan katër Oscar) me përzierjen e tij të fantashkencës, aksionit, arteve marciale dhe filozofisë. /ZOOM.AL/