zoom

Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për nesër

Dita e martë parashikohet me mot të paqëndrueshëm.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit. Gradualisht në orët e mëngjesit reshjet do të shtrihen edhe përgjatë ultësirës perëndimore.

Gjatë ditës, shiu do të ketë prezencë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht përgjatë ultësirës perëndimore, hera-herës intensitet deri mesatar.

Lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në veri-verilindje priten reshje bore me intensitet të ulët.

Sigurohuni të keni me vete çadrën e shiut./ Zoom.al