zoom

Aktualitet

Rikthehen për shqyrtim zgjedhjet e 30 qershorit/ Ja kur mbahet seanca

Gjykata Kushtetuese rikthen për shqyrtim çëshjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Seanca do të zhvillohet më 2 nëntor në orën 10:00.

Kujtojmë se çështja për zgjedhjet e 30 qershorit ishte pezulluar në pritje të përgjigjes nga Komisioni Venecias. Shoqata e Bashkive i është drejtuar me një padi gjykatatës Kushtetuese përmes së cilës kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në përcaktimin e seancës që rikthen cështjen për shqyrtim, Kushtetuesja argumenton se është konstatuar se ka rënë shkaku i pezulit të procesit, kjo për faktin se Komisioni i Venecias iu përgjigj pyetjeve të gjykatës.