zoom

Stil

Rike Roçi tregon “sekretet” e saj: Më tradhtoi i dashuri, por e kisha unë fajin

Rike Roçi ndau me banorët brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” një pjesë nga jeta e saj personale.

Teksa vajzat ishin mbledhur me njëra-tjetrën për të treguar historitë e tyre të dashurisë, Rikja zbuloi se në një marrëdhënie, ajo ka qenë e tradhtuar.

Megjithatë, Rike Roçi shtoi se një pjesë e fajit ishte e saj sepse ajo nuk kushtoi vëmendjen e duhur në lidhje.

“Unë kam qenë e tradhtuar, por gabimi ka qenë i imi, sepse në atë lidhje unë isha e përqendruar aq shumë në vete saqë e anashkaloja. Ai nuk ndjente përqendrimin tim në histori, unë isha për punë sa andej, këndej, shiheshim shumë pak. E doja por isha shumë e angazhuar. E fala, por nuk ishte me asgjë ashtu si në fillim. Totalisht shumë ndryshe”, u shpreh Rike Roçi.