Aplikacion
Presidenti Trump e emëroi drejtor ekzekutiv të përkohshëm të Qendrës John F Kennedy për Artet Skenike në Uashington, “një veprim që ka të ngjarë të ngrejë shqetësime rreth politizimit të arteve dhe potencialit për censure”, sic shkruan The Guardian.
Për shumëkënd ky emërim shënonë një degradim të qartë politik; nga ndërmjetës mes fuqive ballkanike dhe pretendent për Sekretar të Shtetit, në menaxher të kulturës.
Fati i Grenell duket duket rrjedhojë e veprimeve të tij, të cilat kanë rezultuar me një sërë dështimesh në presidencën e parë të Trump ku ai shërbeu si emisar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Pas presidencës, ai i përdori lidhjet e krijuara gjatë detyrës për t’u shndërruar në një lobist të interesave të ngushta personale. Por veç dështimeve, fati i tij duket i përcaktuar edhe nga lidhjet personale që ai krijoi në gadishull.
Në Ballkan Richard Grenell mbahet mend për tre çështje: mbështetjen e planit për shkëmbimet territoriale mes Kosovës e Sebisë, përplasjet me Albin Kurtin dhe lidhjet me Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiç, me të cilët kurdisi projektet prej 2 miliardë eurosh në Beograd (Serbi) dhe Sazan e Zvërnec (Shqipëri).
Që me marrjen e detyrës si i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për Ballkanin, Grenell u pozicionua hapur kundër qëverisë së Albin Kurtit, të cilit i bënte presion të drejtpërdrejtë për të pranuar një marrëveshje që favorizonte Serbinë. Ndërhyrja e tij çoi në rrëzimin e qeverisë Kurti 5 vjet më parë, por strategjia e tij agresive prodhoi efekt të kundërt. Albin Kurti i rifitoi zgjedhjet i vetëm, duke u pozicionuar më fort në politikën e Kosovës.
Siç ishte bërë e qartë, Richard Grenell ishte pjesë e një “pazari” mes Aleksandër Vuçic, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për ndryshim të kufijve mes Serbisë e Kosovës dhe për shkëmbim territoresh mes tyre, me Kosovën që do të merrte Luginën e varfër të Preshevës e Bujanovcit dhe Serbinë që do të merrte zonën e pasur të Mitrovicës së Veriut. Këshilltari i presidentit Trump për sigurinë, John Bolton, e kishte pohuar se treshja ballkanike ishte strumbullari i kësaj marrëveshjeje.
Richard Grenell i bëri bashkë Thaçin dhe Vuçiç dhe i bindi që të nisen për në Uashington për të firmosur një marrëveshje “historike”. Por Bashkimi Europian ndërhyri fuqishëm, duke thënë prerë se “pa BE nuk do të mund të kishte marrëveshje politike mes Prishtinës dhe Beogradit. Kur pa qëndrimin e palëkundur të Europës, veçanërisht Gjermanisë, Grenell u detyrua të deklaronte po në Prishtinë se marrëveshja do të ishte vetëm ekonomike. Por BE nuk e besoi. Hashim Thaçi u arrestua rrugës për në Uashington dhe u akuzua për krime lufte e kundër njerëzimit, ndërsa në Uashington marrëveshja përfundoi me firma për vendosjen e emrit të Donald Trump liqenit të Gazivodës apo “Ujmanit”.
Por dështimi politik nuk e ndaloi Grenell që t’i përdorte miqësitë e tij në Ballkan për interesa të tjera. Ai pa se mund të bënte biznes lehtësisht si me Ramën ashtu edhe me Vuçiç. Duke përdorur fondin saudit të dhëndërrit të Trump, Jard Kushner, ai u bë kumbar i dy projekteve shumë të debatueshme. Në Beograd ai propozoi ndërtimin e një hoteli lukzos në një ndërtesë të bombarduar nga NATO gjatë konfliktit të vitit 1999, ndërsa në Shqipëri projekti përfshin ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan e Zvërnec, investime këto që shkojnë në 2 miliardë euro.
Grenell e përdori influencën e tij për të lehtësuar negociatat mes Tiranës dhe dhëndërit të Trump, si mjet për t’i dhënë Edi Ramës akses në qarqet konservatore amerikane dhe në administratën e re. Rasti më i qartë ishte tentativa e tij e dështuar për ta vendosur Edi Ramën në një tryezë me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Siç raportojnë disa media në Shqipëri, tentativa e tij, e mbështetur edhe nga dy biznesmenë të njohur shqiptarë, u hodh në erë nga Susan Wiles, shefja e kabinetit të Presidentit Trump. “He is a Soros buffon. Stay as far away as possible – Ai është një bufon i Soros. Qëndroni sa më lag tij”, -është mesazhi që sipas këtyre mediave zonja Wiles u dërgoi lobistëve teksa po shoqëronte vetë JD Vance gjatë Konferencës së Myhihut
Dështimi i Grenell për t’i shërbyer mikut të tij Edi Rama, dëshmoi se fuqia e tij lobuese ka nisur të zbehej dhe i tregoi Grenell se tani do të duhet realisht të merret me kulturën, pasi politikën e madhe në Uashington po e bën tjetërkush.
Konferenca e Sigurisë në Mynih përbën udhëtimin e fundit të Grenell si emisar të çështjeve speciale të presidentit Trump. Ajo ishte edhe përpjekja e fundit për të mbajtur gjallë influencën e tij. Edi Rama e mësoi në Mynih se miku i tij nuk kishte më peshë; ai nuk ëhstë më në mesin e njerëzve që marrin vendime të rëndësishme në Uashington. Maksimumi, Grenell mund ta ndihmojë për hapjen e ndonjë ekspozite personale.
Rasti i Richard Grenell është një shembull klasik i asaj që ndodh me diplomatët që misionin e tyre, nga diplomaci reale e shndërrojnë në pazare. Ai po ashtu është provë se politika nuk është gjithnjë biznes. Tani “ka një sherif të ri në Uashington”. Edi Rama do të përpiqet me siguri të gjejë lidhje të tjera me presidentin Trump. Ai e ka kthyer pllakën me 180 gradë, duke e quajtur Trump “një bekim për europën” nga “një e keqe për njerëzimin” që ishte afro 1 dekadë më parë.
Grenell nuk vlen më sot as për Ramën. Por as Rama për të, sepse edhe Grenell e mori leksionin në Mynih se duhet t’i qëndronte larg kryeministrit shqiptar. “Nuk mund të jesh një kukull i George Soros-it dhe të jesh mik i Shteteve të Bashkuara, kjo thjesht nuk është e mundur” deklaroi në Tiranë Chris LaCivita, strategu i fushatës së presidentit Trump duke iu referuar Edi Ramës. Grenell me siguri nuk do të mund të shkojë kundërr erës së re që po fryn në Uashington, thjesht sepse nuk mundet. /Zoom.al