zoom

Politikë

Rezultoi pozitiv! Berisha s’pyet për Covid-in, i pranishëm sot në Fier

Ditën e djeshme, Zoom.al bëri të ditur se ish-kryeministri Sali Berisha është infektuar sërish me Covid-19.

Pavarësisht prekjes nga virusi, Berisha do të jetë i pranishëm sot në Fier, ora 14:00, në 31 vjetorin e themelimit të degës në këtë qytet.

Ditët e fundit, ish-kryeministri nuk ishte ndjerë mirë dhe bërja e një tamponi konfirmoi infektimin e tij nga Covid-19.

Kjo shpjegon edhe mungesën e Berishës në takimet festive për përvjetorët e themelimit të Partisë Demokratike në Lushnje dhe Kukës, të zhvilluara së fundmi, ku në emër të Komisionit të Rithemelimit mori pjesë ish-presidenti Bujar Nishani.

Gjithashtu Berisha nuk ishte dje as pjesë e delegacionit të Komisionit të Rithemelimit që u paraqit në Partinë Demokratike.

Kjo në fakt është hera e dytë që Berisha infektohet me Covid-19. Pak ditë para ndërrimit të viteve, ai, në një intervistë në OraNews do të bënte të ditur se e kishte kaluar Covid-in një herë dhe se ishte vaksinuar.