zoom

Politikë

Berisha infektohet me covid, në pikëpyetje pjesëmarrja në protestën e 8 Janarit kundër Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha është infektuar sërish me covid. Zoom.al mëson se ai nuk është ndjerë mirë ditët e fundit dhe ka kryer një tampon, i cili ka konfirmuar se ai është infektuar me koronavirus. 

Kjo shpjegon edhe mungesën e tij në takimet festive për përvjetoret e themelimit të Partisë Demokratike në Lushnje dhe Kukës të zhvilluara dje dhe sot, ku në emër të Komisionit të Rithemelimit mori pjesë ish-presidenti Bujar Nishani. 

Gjithashtu Berisha nuk ishte sot as pjesë e delegacionit të Komisionit të Rithemelimit që u paraqit në Partinë Demokratike.

Kjo në fakt është hera e dytë që Berisha infektohet me covid. Pak ditë para ndërimit të viteve, ai, në një intervistë në OraNeës, do të bënte të ditur se e kishte kaluar covidin një herë dhe se ishte vaksinuar.

Infektimi i tij me covid vë në pikëpyetje edhe pjesmarrjen në protestën e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të shtunën, më 8 Janar. 

Natyrisht që pjesmarrja e tij në këtë protestë do të varet nga gjendja e tij shëndetësore, por nisur nga fakti se ai është infektuar ditët e fundit, prania e tij në këtë tubim vihet seriozisht ne dyshim.