Aplikacion
Gjetjet vijnë nga një analizë e re e të dhënave nga Mars Insight Lander i NASA-s, i cili preku planetin në vitin 2018.
Landeri mbante një sizmometër, tërmete nga thellësia e Planetit të Kuq.
Duke analizuar ato tërmete, dhe saktësisht se si lëviz planeti, u zbuluan “sinjale sizmike” të ujit të lëngshëm.
Ndërkohë që ka ujë të ngrirë në polet e Marsit dhe dëshmi të avullit në atmosferë, kjo është hera e parë që uji i lëngshëm gjendet në planet.
Gjetjet janë publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences .
Misioni shkencor i Insight përfundoi në dhjetor të 2022-shit, pasi tokëzuesi u ul i qetë duke dëgjuar “pulsin” e Marsit për katër vjet.
Në atë kohë, sonda regjistroi më shumë se 1,319 tërmete.
Duke matur shpejtësinë e lëvizjes së valëve sizmike, shkencëtarët kanë gjetur se në cilin material ka më shumë gjasa të lëvizin.
“Këto janë në fakt të njëjtat teknika që ne përdorim për të kërkuar ujë në Tokë, ose për të kërkuar naftë dhe gaz”, shpjegoi Prof Michael Manga, nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, i cili ishte i përfshirë në kërkim.
Analiza zbuloi rezervuarë uji në thellësi rreth gjashtë deri në 12 milje (10 deri në 20 km) në koren e Marsit.