Aplikacion
“Në vijim të interesimit të medias për çështjen penale për ngjarjen e datës 28.10.2018 në fshatin Bularat/Dropull, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ju informon se pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si organi kompetent, ka vendosur kthimin, duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore. Aktualisht çështja ndodhet në fazën e përmbushjes së këtyre detyrimeve”, thuhet në vendim.
Pas 3 vitesh nga ngjarja e rëndë në Bularat, ku Katsifas mbeti i vdekur me dy plumba, prokuroria vendosi të pushojë hetimet për këtë çështje duke theksuar sipas ekspertizës mjeko-ligjore të trupit dhe ekspertimit balistik të armës automatike, që Katsifas-i kreu vetëvrasje.
Pasi u njoh me këtë vendim, babai i Kostandin Katsifas-it, Jani Katsifas deklaroi se djali i është vrarë. Vendimi sipas tij është me dy versione të ndryshme dhe kjo është arsyeja pse nuk beson në vetëvrasjen e djalit të tij.
Mediat greke janë të revoltuara me hetimin e prokurorisë shqiptare, që siç citojnë ata ka arritur në përfundimin se minoritari grek kreu vetëvrasje. Prothothema shkruan se artikulli i shpërndarë në mediat shqiptare i hedh akoma më shumë “benzinë zjarrit”.
Si ndodhi ngjarja?
Më 28 tetor 2018, në fshatin Bularat të Gjirokatrës, gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtimore e “JO”-së greke ndaj ultimatumit të Benito Musolinit, ndodhi incidenti i rëndë. Katsifas qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen. Ngjarja ndezi gjakrat mes dy shteteve dhe dy popujve. Nacionalizmi ekstrem gjeti në këtë rast tokë të begatë për t’u shfaqur në forma nga më agresivet.
Kostandin Katsifas u vra nga forcat speciale RENEA apo u vetëvra, dhe më tej a ishte ai një ekstremist i radikalizuar që ishte nisur vetëm me qëllimin për të përmbushur një mision të paramenduar? Është kjo pyetja që ende sot po sjell reagime të mëdha.
Zbardhet plani/ Nuredin Dumani do vriste dhëndrin e Qazim Sejdinit për 200 mijë euro