zoom

Aktualitet

Reshjet e shiut bllokojnë përsëri rrugën e Arbrit. Rrëshqitje dheu në Qafën e Murrizit

Për shkak të reshjeve të dendura në vend,  në zonën e Qafës së Murrizit ka pasur rrëshqitje masive dherash duke shkaktuar bllokimin e rrugës së Arbrit.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat, ndërkohë Autoritetet nuk kanë njoftuar ende.

Masivi i dheut i rënë prej afro 1 ore ka bërë që dhjetra mjete që ishin nisur drejt Tiranës të bllokohen në rrugë duke krijuar varg të gjatë makinash.
E njëjta situatë është krijuar edhe në Byppas ku vargu i automjeteve është krijuar deri në Qafën e Murrizit.

Reshjet e shiut janë parashikuar të shoqërojnë pothuajse të gjithë muajin prill në vend.

Ndërkohë, rruga  e Arbrit, që nga dita e hapjes për lëvizjen e plotë, ka qenë “viktimë” e motit të paqëndrueshëm.