Aplikacion
Për ditën e shtunë, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura “verore” prej masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore.
Ndryshon situata për ditën e diel për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër.