zoom

Bota

Republikanët në krizë, dështon sërish zgjedhja e kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve

Kandidati republikan Kevin McCarthy nuk arriti të sigurontë as në raundin e 4 votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësit e Kongresit të ri u mblodhën për të dytën ditë me radhë për të zgjedhur keytarin, por republikanët që kanë kontrollin e Dhomës dështuan sërish të zgjidhnin kandidatin e tyre.

Duket se kundërshtarët zotit McCarthy, nuk kanë ndryshuar mendim dhe ai nuk arriti të siguronte shumicën e votave për t’u zgjedhur në këtë post.

Aktualisht, republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një epërsi të ngushtë, prej vetëm 9 ligjvenësish ndaj demokratëve. Zotit McCarthy i duhen 218 vota nga 222 ligjvënësit republikanë.

Zoti MaCarthy pati sërish kundër 20 ligjvënës. Prej ditës së djeshme i ashtuquajturi “Grupi i Lirisë”, ku bëjnë pjesë anëtarët më konservatorë të grupit republikan janë vënë kundër zotit McCarthy, i cili ka thënë se nuk do të tërhiqet nga gara.

Betimi i ligjvënsëve të rinj nuk mund të bëhet pa u zgjedhur më parë kryetari dhe për pasojë gjithë punimet e Dhomës së Përfaqësuesve janë të bllokuara.

Kandidati për kryetar ka nevojë për shumicën e votave nga anëtarët e Dhomës që janë të pranishëm dhe votojnë.

Nëse zoti McCarthy nuk i siguron përsëri votat e nevojshme të mërkurën, votimi do të përsëritet derisa të arrihet shumica e nevojshme.