zoom

Lajme

Reportazhi i RAI 3, Meta nga Vlora: Engjëll Agaçi përgjegjës për të gjitha aktet korruptive!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa ndodhet në tur takimesh në rrethe për zgjedhjet partiake, reagoi nga Vlora edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe reportazhin e televizionit italian.

Pas publikimit të emisionit investigativ italian “Report” në Rai 3, ka akuzuar Engjëll Agaçin si përgjegjësin kryesor për të gjitha aktet korruptive në vend.

Ilir Meta deklaroi se emisioni investigativ ishte vetëm një episod, sipas tij, i dominimit të marrëdhënieve italo-shqiptare nga krimi i organizuar.

“Krimi për fat të keq ka shfrytëzuar zyrtarë të lartë të korruptuar të dy vendeve siç ishte rasti i general Lisit, edhe i sekretarit general të kryeministrit Engjëll Agaçi, cili është shefi i Edi Ramës dhe përgjegjësi kryesor ligjor për të gjitha aktet e inceneratorëve, për të gjitha PPP, aktet korruptive”, theksoi Meta.

“Jemi këtu në vendin ku fikeshin radarët për të kaluar hambarët me drogë. Ajo që Rai ka treguar është një episod i vogël i dominimit të marrëdhënieve italo-shqiptare nga krimi i organizuar dhe kriminaliteti i cili për fat të keq ka shfrytëzuar zyrtarë të lartë të korruptuar të dy vendeve siç ishte rasti i gjeneral Lisit, edhe i sekretarit gjeneral të kryeministrit Engjëll Agaçi, cili është shefi i Edi Ramës dhe përgjegjësi kryesor ligjor për të gjitha aktet e inceneratorëve, për të gjitha PPP, aktet korruptive, Rama nuk harxhoi asnjë sekondë të mbronte vëllain e tij të akuzuar, por mbrojti si asnjëherë tjetër dhe askënd në botë shefin e tij Don Agaçin, siç i thotë doktori jonë i madh”, tha Meta nga Vlora. /ZOOM.AL/