zoom

Të gjitha

Ariana Lirey i hakmerret në rrjete sociale Don Xhoni-t

Reperi i njohur, Don Xhoni, prej disa muajsh ka qenë duke shijuar një lidhje dashurie me modelen ruse, Ariana Lirey.

Megjithatë, dyshja duket se kanë ndarë rrugët përfundimisht dhe këtë e konfirmoi modelja përmes disa shkrimeve që ka shpërndarë në “Instastory”.

“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar atë. Je mësuar me adhurimin e të gjithëve, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por do të bie maska e djalit të mirë. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, u shpreh modelja ruse.

Nuk ka munguar edhe reagimi i reperit lidhur me marrëdhënien e tyre.  Artisti është shprehur se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë.

Reperi gjithashtu u shpreh se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë./L.K

/Zoom.al