Aplikacion
“Rama e di që një njeri me telefon e shikon si vidhet vota dhe si korruptohet dhe na e tregon këtu në TikTok dhe ne e japim lajmin te ju dhe bëhet skandali”, u shpreh Ahmeti i ftuar në SyriTV.
Ndër të tjera reperi tha se televizionet shqiptare kanë po aq shembuj të këqij sa edhe TikToku, duke thënë se justifikimi për nxitje të dhunës e gjuhës vulgare nuk qëndron.
Intervista në studio:
Peka: A do të bashkoheshe në protestën kundër mbylljes së TikTok-ut?
Ahmeti: Edhe s’ju bashkoja por jam te pjesa që të mos mbyllej. Tani që po flasim duhet të isha në një kontribut që një vajzë 28-vjeçe nga momenti në moment është për të vdekur te Spitali Senatoriumi, transplanto mushkrie dhe ne si tiktokera si problematikë që jemi, po mundohemi të mbledhim 200 mijë euro që vajza të shkojë në Itali dhe të bëjë operacionin. Dhe këtë nuk e bën as Edi Rama, as Ogerta Manastirliu, as Belinda as Erion Braçe, e bëjmë ne.
Peka: A ke një gjykim se përse po e mbyll Edi Rama TikTok në këtë moment?
Ahmeti: Arsyeja është kjo. Për një vit është me kontratë, thjeshtë kalojnë zgjedhjet dhe Edi Rama e hap prapë. Te ai fshati që ne nuk e dimë a ekziston apo jo, një njeri me telefon e shikon si vidhet vota dhe si korruptohet dhe na e tregon ne këtu në TikTok dhe ne e japim lajmin te ju dhe bëhet skandali. Duke mos pas TikTok mendon se nuk do të dalin sekretet e këtyre.
EMRI/ I ra ngarkesa në rrugë, 65-vjeçari shqiptar goditet për vdekje nga kamioni në Itali