zoom

Aktualitet

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat zbarkojnë në banesën e të kërkuarit për vrasje

Drejtoria Vendore e Policise Korçë,  Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme  Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec.

Operacioni raportohet se po zhvillohet për drogë, armë dhe kapje të personave në kërkim. Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetëra kontrolle.

Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

RENEA ka rrethuar banesën të kërkuarit për vrasje Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.

Burime nga Policia bëjnë me dije se do ketë njoftim për mediat kur të përfundojë operacioni.

Postime të lidhura