Aplikacion
Bëhet fjalë për Edmond Perdodan, i cili rezultonte në kërkim për akuzat “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Dy vite më parë, më 27.04.2020, në fshatin Lalm i Ri, Lezhë u vranë me armë zjarri, rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij, Preng Simoni. Autorët e ngjarjes ishin pikërisht vëllezërit Aleksandër Perdoda (aktualisht në burg, i dërguar për gjykim për vrasje në rrethana cilësuese) dhe Edmond Perdoda.
Kol Murrani dhe Preng Simoni shkuan për të vizituar banesat e tyre të vjetra në fshatin Lalm Lukaj, por u përballën me dy vëllezërit e armatosur, të cilët dyshohet se kishin mbjellë kanabis në tokat e dy viktimave.
Ata u ekzekutuan me breshëri arme kallashnikovi. Trupat e viktimave u lanë në pyll dhe u gjetën nga djali i Preng Simonit, që kishte dalë të kërkonte babanë, me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra.