Aplikacion
Të dy vëllezërit rezultonin me precedentë kriminalë. Mësohet se vrasja e dy viteve më parë ndodhi për motive pronësie.
Dy vëllezërit pretendonin se toka ku ndodhej rapsodi me shokun e tij u përkiste atyre.
Si ndodhi ngjarja kriminale?
Kol Murrani dhe Preng Simoni shkuan për të vizituar banesat e tyre të vjetra në fshatin Lalm Lukaj, por u përballën me dy vëllezërit e armatosur, të cilët dyshohet se kishin mbjellë kanabis në tokat e dy viktimave.
Ata u ekzekutuan me breshëri arme kallashnikovi. Trupat e viktimave u lanë në pyll dhe u gjetën nga djali i Preng Simonit, që kishte dalë të kërkonte babanë, me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra.
Teksa njëri prej vëllezërve u arrestua fill pas zbardhjes së vrasjes, 39-vjeçari Edmond Perdoda u arrestua sot nga RENEA.
Po kaloni një ditë të keqe? Vetëm 20 sekonda dashuri për veten përmirëson shëndetin mendor