zoom

Aktualitet

Rëndohet situata në Krujë/ Helmim masiv, shkon në 320 numri i qytetarëve që i janë drejtuar spitalit

Vijon në mënyrë të frikshme fluksi i qytetarëve që paraqiten në spitalin e Krujës për të marrë ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit.

Nga raportimet e fundit nga spitali bëhet me dije se ka shkuar në 320 numri i personave që kanë marrë trajtim me dyshimet për helmim nga uji i pijshëm.

Shumica e qytetarëve pasi kanë marrë ndihmën e parë janë rikthyer në banesa.

Qytetarët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë.

Situata vijon prej së dielës, ndërsa nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura.

Nga ana e autoriteteve nuk ka patur ndonjë reagim emergjent, duke e trajtuar ngjarjen si të izoluar.

Postime të lidhura