zoom

Bota

Rëndohet bilanci/ Ukraina raporton viktimat: 40 ushtarë dhe 10 civilë

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Oleksii Arestovich ka njoftuar se deri më tani janë vrarë rreth 40 ushtarë dhe 10 civilë, gjatë përballjes me trupat ruse.

Më tej ndihmësi i Zelenskyy-t shtoi se dhjetëra qytetarë janë plagosur, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje.

Sakaq më herët presidenti ukrainas, njoftoi se Ukraina ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.